Shitet: Apartament tipit 1+1 +banjo me ballkon, sip.78m2, kati 4-tërt, pallat-ri, në rrugën "Sulejman Delvina"/Unaza, prane kryqëzimit me rr."Halim Rakipi", 1.5km nga fillimi Lungomares/ Porti Vlore/Sheshi "Isa Boletini", 1.4 km nga Sheshi Flamurit. Vlorë.
-Pallati i ri 8-kate mbi tokë, ndërtim i viteve 2014-2015, me punime cilësore, me ashensor, me 1-kat parkim, 1-kate sipërfaqe tregtare dhe 7-kate banim. Pallati është 1.5 km larg detit, buzë rrugës, në një zonë të preferuar. Pallati është me pozicion dhe pamje më të madhe nga jug-perëndimi, me drejtim shikimi nga Porti i Vlores dhe burimi e kodrat e Kaninës.
Apartameti: është i tipit 1+1 me sipërfaqe 78m2, 1-banjo, një koridor dhe 2-ballkone, në katin e katërt. Apartamenti është i bollshëm, me shumë dritë, me pamje/pozicion nga jug-perëndimi, dhe fushëpamje nga rruga/unaza dhe në horizont deti dhe një pjesë e madhe e qytetit. Apartamenti është me kubaturë të lartë, me banjo të kompletuar e funksionale, ndërsa pjesa e ndënjes/sogiorno, kuzhina dhe dhoma e gjumit janë të pamobiluar. Planimetria: Nga koridori hyrës, dhe në të djathtë të tij gjendet banjo+dush e kompletuar, në të majtë dhoma e gjumit me përmsa të bollshme, me dere-dritare dalje në ballkon dhe me pamje nga jug-perendimi. Ndërsa drejt koridorit gjendet pjesa e ndënjes/sogiorno me kuzhinën dhe këndi i ngrënies, e cila ka dalje, e lidhur me derë-dritare me ballkonin, e saj me pamje nga perëndimi dhe veri-perëndim.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të rregullta, drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të hapura, në të bardha, ndërsa tavanet normale, patinuar ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, me përmasa mesatare dhe ngjyrë bezhë.
Dyert e brendshme: prej druri, ngjyrë kafe të errët, ndërsa dyert e ballkonit dhe dritraret vetratë-duralumin dopio xham, ngjyrë në krem dhe me grila plastike në krem.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti aktualisht është me qera, tashmë është i destinuar për shitje.
Dokumentacioni: Me dokumentacion te rregullt Çertifikat Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Shitet me 73'000 euro i diskutushëm, pjesërisht i mobiluar, me banjo të kompletuar.
Adresa: Rruga "Sulejman Delvina"/Unaza, prane kryqëzimit me rr."Halim Rakipi", 1.5km nga fillimi Lungomares/ Porti Vlore/Sheshi "Isa Boletini", 1.4 km nga Sheshi Flamurit. Vlorë.
Cel: 0696281433 adgss
************************************************** ****************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) -Real Estate adgss
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
kontaktoWhatsApp